image Mbi 1 mijë e 500 gardianë do të marrin nga 100 euro shtesë për dy muaj

Financa

Mbi 1 mijë e 500 gardianë do të marrin nga 100 euro shtesë për dy muaj

news image

Dje, qeveria në detyrë mori vendim që t’i kompensojë disa kategori të shërbyesve civilë, të cilët kanë punuar me orar shtesë gjatë pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mesin e përfituesve të shtesave prej 100 euro për muajt mars dhe prill të këtij viti janë edhe gardianët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sipas vendimit të Qeverisë, të hënën janë alokuar 309 mijë e 600 euro, prej të cilave do të përfitojnë 1 mijë e 548 pjesëtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në fillim të këtij muaji gardianët ishin rreshtuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para objektit të qeverisë, për të protestuar kundër mosndarjes së mjeteve shtesë për ta./Gazeta Sinjali/