image Mbi 1 mijë e 200 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Rajon

Mbi 1 mijë e 200 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

news image

Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 24 të vdekur dhe 1 mijë e 293 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas worldometers, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në këtë shtet ka shkuar në 115.222, ndërsa numri i vdekjeve në 3.388.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 339 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 99 mijë e 15 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 575 mijë e 162 teste për COVID-19, përfshirë 4 mijë e 94 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë Veriore është 12 mijë e 819./Gazeta Sinjali/