image Edhe sot kamionët mbi 20 tonë pa ndalesë në qarkullim

Kosovë

Edhe sot kamionët mbi 20 tonë pa ndalesë në qarkullim

news image

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, më 12 korrik, nuk do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë mbi 20 tonë.

Sipas ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara për zbatimin e këtij kufizimi.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe se qytetarët e operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë në rast se krijohen kushtet për zbatimin e vendimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/