KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një defekti të ndodhur në gypin me diametër fi 80 mm, sot në lagjen Lakërishtë të Prishtinës në orët e hershme të mëngjesit, janë detyruar të ndërprejnë furnizimin me ujë të pijshëm.
Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se “Furnizimi do të rikthehet pas sanimit të defektit.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes.”