image Mbërrin në LDK delegacioni i kancelares Merkel

Kosovë

Politikë/ Mbërrin në LDK delegacioni i kancelares Merkel

news image

Në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbërritur një delegacion gjerman i kryesuar nga Peter Beyer, për tu takuar me të parin e kësaj partie Isa Mustafën.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka nisur për në Kosovë këtë delegacion me qëllim që të bëjë presion mbi Vetëvendosjen dhe LDK-në, që të arrijnë koalicionin qeverisës.

Këtë takim e ka konfirmuar në një konferencë për media dje vetë Isa Mustafa. Ai potencoi se do të takohet me Bauer, duke mos dhënë detaje tjera lidhur me këtë takim.

Jam takuar me ambasadorët e QUINT-it, i kam njoftuar për procesin e bisedimeve, kam kërkuar ndihmë nga ta të na ndimjnë, nuk ka pasur kërkesa eksplicite nga ta. Nesër do takohemi me Peter Bauer që do të jetë në vend në orët e hershme të ditës”, ka thënë Mustafa.

Delegacioni i kancelares Merkel do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Lëvizjes  Vetëvendosje,  Albin Kurtin./Gazeta Sinjali/