Gjatë pasdites së sotme në Kosovë ka mbërritur gazetarja, Daria Meshchriakova, gazetarja e katërt, e cila sistemohet në kuadër të projektit “Gazetarët në Rezidencë-Kosovë”.
Meshchriakova është e specializuar për raportim në fushën e sportit, dhe është njohëse e mirë e zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.
Në programin e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor.
Meshchriakova është pritur në aeroport nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësuesja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, organizata këto implementuese të projektit.