Në minierën e Novobërdës, pas vdekjes së dy minatorëve gjatë ditës së sotme, ka mbërritur për vizitë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në vendin e ngjarjes, bashkë me Kurtin janë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja në detyrë e ministrisë së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.
Idriz Gerbeshi, xehetar me banim në Hajvali dhe Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan, janë viktimat që humben jetën në thellësi të minierës së Artanës.
Këtë lajm e ka bërë të ditur MEPTINIS, e cila edhe u ka shpreh ngushëllime familjeve.
Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana.
Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur./ Gazeta Sinjali/