image Mbërrijnë në Turqi dy të lënduarit rëndë nga shpërthimi në Ferizaj

Kosovë

Mbërrijnë në Turqi dy të lënduarit rëndë nga shpërthimi në Ferizaj

news image

Pronari i restorantit “Steak House”, Genc Sopa dhe Edon Bekteshi janë dy personat e parë që janë nisur për trajtim në Turqi mëngjesin e sotëm.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në një përgjigje për Gazetën Sinjali ka thënë se shkalla e tyre e lëndimeve është më e rëndë.

Po sot janë transportu dy nga katër të lënduarit që do të trajtohen në Turqi. Po besoj që janë në klinikat në Turqi tashmë. Do t’i marrin edhe dy të tjerë, në total katër pacientë do të transportohen për shërim, ata me shkallën më të lartë të lëndimit”, tha Aliu.

Tutje, Aliu tha se pronari i lokalit “Steak House”, aty ku ndodhi shpërthimi ka shkallën më të lartë të lëndimit.

Aliu gjithashtu i tha Sinjalit se dy personat e tjerë pritet që të nisen sot gjatë ditës, ku njëra është 20 vjeçarja e cila po ashtu është e lënduar rëndë nga ky shpërthim.

Shpërthimi i papritur i bombolës së gazit që përmbante 25 litra, e vendosur në kuzhinën e restorantit “Steak House” në Ferizaj, ka lënë 44 persona të lënduar si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha se rastin e kanë cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar bashkë me Forenzikën dhe Njësinë Rajonale të Hetimeve.

/GazetaSinjali/