image Mbërrijnë në Shqipëri 50 refugjatët e parë sirianë, ja në cilin qytet u vendosën

Botë

Emirgracioni/ Mbërrijnë në Shqipëri 50 refugjatët e parë sirianë, ja në cilin qytet u vendosën

news image

Refugjatët e parë sirianë kanë arritur në qytetin e Gjirokastrës këtë të Shtunë, pasi autoritetet shqiptare kanë filluar përgatitjet për krijimin e 6 qendrave të pritjes për emigrantët sirianë në rast të një fluksi.

Grupi prej 50 vetash, gjithashtu përfshin anëtarët e një familje emigrantësh palestinezë. Refugjatët strehohen në Qendrën e Pritjes në Gerhot, rreth 2 kilometra në veri të Gjirokastrës.

Siranët që kanë mbërritur janë të të gjitha moshave, por kryesisht familje me shumë fëmijë. Emigrantët sirianë hynë në territorin grek të premten përmes Pikës Kufitare të Kapshticës. Fluksi i refugjatëve në vendet fqinje si Greqia pas hapjes së kufirit nga Turqia bëri që autoritetet shqiptare të planifikonin krijimin e qendrave të pritjes./ Gazeta Sinjali/