image Mbërrijnë edhe 37 afganë në Shqipëri

Shqipëri

Mbërrijnë edhe 37 afganë në Shqipëri

news image

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në aeroportin e Rinasit, kanë mbërritur edhe 37 shtetas afganë.

Deri më tani janë 644 qytetarë afganë të cilët kanë arritur në Shqipëri, raporton A2.

Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri ka njoftuar se ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t’u transferuar në ditët në vijim në strukturat hoteliere në bregdet.

Disa ditë më parë mbërritën dy avionë të tjerë me shtetas afganë në këtë shtet.

Qëndrimi i tyre në Shqipëri është i përkohshëm, deri sa të marrin vizat amerikane./Gazeta Sinjali/