image Mbërrijnë edhe 15 mijë doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri/ Rama: Bëni durim, është një luftë e madhe tregtare

Shqipëri

Mbërrijnë edhe 15 mijë doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri/ Rama: Bëni durim, është një luftë e madhe tregtare

news image

Pak pas orës 21:00 të së hënës kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit edhe 15 mijë e 210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer.

Në aeroport ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u shpreh se ardhja e vaksinave do të vijojë pa ndërprerje.

“Do të marrim 30 mijë doza në muajin prill dhe skeduli do të vazhdojë pa ndërprerje çdo muaj. Kam besim se shumë shpejt do të kemi një lajm shumë të mirë, sepse kemi të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga AstraZeneca brenda marsit. Nga ana tjetër, po punojmë me disa burime të tjera. Ju lutem durim, pasi është një luftë e madhe tregtare dhe ne nuk jemi mbrapa askujt. Durim”, u shpreh Rama, raporton CNN.a2.

Më herët gjatë së hënës, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se këto doza vaksine do të vinin ditën e martë, duke pasur një shtyrje për 24 orë, por më pas avioni mbërriti në mbrëmje në aeroportin e Rinasit./Gazeta Sinjali/