image Mbajtja e qenit jua bën zemrën më të shëndetshme

Shëndetësi

Shëndeti/ Mbajtja e qenit jua bën zemrën më të shëndetshme

news image

Ata të cilët mbajnë qen padyshim se e dinë që këto kafshë e bëjnë jetën më të mirë, pa pasur nevojë t’ua dëshmojë këtë shkenca.

Megjithatë, shkenca ka dëshmuar se përveç se janë shok i mirë i njeriut, qentë iu sjellin pronarëve të tyre shëndet më të mirë kardiovaskular dhe qëndrueshmëri më të madhe fizike.

Sipas eksperimenteve të kryera, rezulton se pronarët e qenve kanë tendenca të mos pinë duhan, të jenë më aktivë fizikisht, të kenë nivele ideale të glukozës në gjak, etj.

Këta dhe parametrat tjerë fizikë kishin rezultuar në shëndet më të mirë kardiovaskular dhe rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës.

Shkencëtarët i shpjegojnë këto përfitime shëndetësore nga fakti se pronarët e qenve janë më shumë aktivë fizikisht sesa njerëzit që nuk mbajnë kafshë fare.

Nëse veç mbani qen, atëherë jeni në të prirë të ecni me të dhe, rrjedhimisht, të qëndroni më aktiv./Gazeta Sinjali/