image Mbajtja e bimëve në shtëpi është gjë shumë e mirë, por ato në fakt nuk e pastrojnë ajrin - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

14882

Të shëruar

12188

Të vdekur

607

Shëndetësi/ Mbajtja e bimëve në shtëpi është gjë shumë e mirë, por ato në fakt nuk e pastrojnë ajrin

news image

Ju me siguri keni dëgjuar shumë njerëz që thonë se mbajnë bimë në shtëpi ose në zyrë sepse u ndihmon të pastrojnë ajrin, por shkenca e thotë të kundërtën.raporton CNN.

Ekzistojnë dy mite në mbajtjen e bimëve në hapësira të mbyllura: njëra është se ju merrni më shumë oksigjen kur e keni një të tillë afër, dhe tjetri është se këto bimë ndihmojnë në pastrimin e ajrit, por mesa duket asnjëra nuk është e vërtetë.

Një studim i publikuar këtë javë në revistën për shkencë dhe epidemiologji të ambientit demaskoi këto dy mite duke analizuar 12 studime në këtë subjekt për mbi 30 vite.

“Në këtë studim ishte marrë një bimë e futur në vazo dhe duke e vendosur në një dhomë të vogël në çdo tre hapa, dhe me pas ata injektuan një lloj përbërësi të veçantë organik të paqëndrueshëm VOC në dhomë, dhe e shikuan deri sa kalbej përgjatë kohës, kjo kalbje ishte ajo cfarë ata do ia kontribuonin pastruesit të bimëve VOC”, tha Michael Waring, një nga autorët e këtij studimi, sipas CNN.

“Kjo ndodh në dhomë, por janë mikrobet ato që thithin VOC, jo bima”.

Gjithashtu aty nuk ka pasur matje të standardizuar për mënyrën se si raporti ishte gjiruar, tha Waring, kështu që studimi përdori përqindjen e shpërndarjes së ajrit të pastër për të predikuar efektivitetin e bimëve në një ndërtesë të vërtetë.

Ventilimi modern kujdeset për një pjesë të madhe të pastrimit për ne, kështu do duheshin 10 bimë për çdo hap për të vërejtur ndryshimin, tha Waring. Mendojeni sikur të jetuarit në një serrë.

“Ne kuptuam se VCO-të nuk ishin larguar nga bimët në ndonjë mënyrë krahasuar me sasinë e VCO-së e cila ishte larguar prej ventilatorëve standard në gjitha ndërtesat”, tha Waring.

Dhe sa i përket mitit të parë, se ju merrni më shumë oksigjen me një bimë përreth, Waring tha sepse ventilimi merr ajër nga jashtë në mënyrë konstante, mungesa e oksigjenit nuk është kurrë problem.

Sidoqoftë, bimët janë në përgjithësi pozitive, ato krijojnë benefite psikologjike dhe mbi të gjitha prodhojnë energji të mirë, kështu që është mirë ti keni përreth, edhe pse nuk janë makina për pastrim ajri siç i kemi menduar se janë


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: