Kryesia e Kuvendit të Kosovës, sot mban mbledhjen e radhës, në të cilën janë paraparë tre pika të rendit të ditës.
Fillimisht është propozimi për formimin e grupeve të miqësisë.
Si pikë e dytë është propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare.
Ndërsa si pikë e tretë do t’i lihet hapësirë shqyrtimit të kërkesave të mundshme. Kryesia do të mblidhet prej orës 11:00./Gazeta Sinjali/