image Mbahet seanca përfundimtare për rastin “Syri i Popullit”

Drejtësi

Drejtësi/ Mbahet seanca përfundimtare për rastin “Syri i Popullit”

news image

Sot dhe nesër në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”.

Në këtë seancë fjalën përfundimtare do ta ketë mbrojtja dhe vet i akuzuari. Pra, në seancë mbrojtjen e tij do ta paraqes vet i akuzuari, Ramabaja, si dhe avokati i tij, Ramiz Krasniqi.

Nga Zyra e avokatit Ramiz Krasniqi thonë se Ramabaja po mbahet në paraburgim tash e më shumë se dy vjet, sipas një skenari akuzash politike, pa pasur asnjë arsyeshmëri juridike dhe ligjore.

Ata thonë se në fjalën e tij në seancë, Ramabaja pritet të zbardh edhe shumë prapaskena politike të panjohura deri më tani për opinionin kosovar. /Gazeta Sinjali/