image Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Gucatit e Haradinajt

Drejtësi

Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Gucatit e Haradinajt

news image

Sot, në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Procesi gjyqësor pritet të fillojë nga ora 09:30 dhe të përfundojë në 13:00.

Mbi këta ish-krerë të OVL-UÇK-së rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare,  frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës./GazetaSinjali/