image Mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Kujtim Veselit

Drejtësi

Mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Kujtim Veselit

news image

Sot, në departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Kujtim Veseli.

Kjo seancë gjyqësore pritet të fillojë në ora 09:30.

Avokatja e familjes së Kujtimit, Rina Kika, ka paralajmëruar se do të deklarohet për media pas përfundimit të seancës gjyqësore.

Më 31 gusht të këtij viti, aktivistët e fushatës “Drejtësi për Kujtimin” kanë dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit peticionin me mbi 1300 nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë nga institucioni dhe policia e Kosovës kërkim-falje publike ndaj familjes së Kujtim Veselit i cili dyshohet të jetë dhunuar seksualisht dhe pastaj u gjet i vdekur në Fushë Kosovë.

11-vjeçari, Kujtim Veseli është gjetur i vdekur më 11 korrik 2019 në lagjen “Xhemail Mustafa” në Fushë Kosovë./Gazeta Sinjali/