Në Gjykatën Themelore në Pejë është duke u mbajtur seanca e parë gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq, i cili akuzohet për sulm seksual.
Sipas Baliqit, asgjë nga ato që i ka thënë denoncuesja e rastit nuk qëndron.
Avokatja e të akuzuarit ka propozuar që të ndërpritet masa e paraburgimit dhe të zëvendësohet me njërën nga masat e tjera që janë në vlerësim të gjykatës.
Ish-ministri i Shëndetësisë kërkon që të mbrohet në liri apo të caktohet edhe ndonjë masë tjetër.
Ndërkohë, Numan Baliqi, ka 55 ditë që po qëndron në paraburgim./ Gazeta Sinjali/