Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thirrë mbledhjen e 22-të korresponduese për të shqyrtuar vendimet rreth masave për parandalimin e përhapjes dhe kontrollit të pandemisë me infeksionin e virusit korona, COVID-19.
Në mbledhje, Qeveria në detyrë ka vendosur që:
– Vendimi Nr.01/07 i datës 11.03.2020 (i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin 01/16 të datës 26 mars 2020);
– Vendimi Nr. 01/09 i datës 13.03.2020;
– Vendimi Nr. 01/10 i datës 14.03.2020;
– Vendimi Nr. 01/11 i datës 15.03.2020;
Do të vazhdojnë të mbeten në fuqi, deri në një vendim tjetër.
Ndërsa vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/15 i datës 23.03.2020, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin Nr. 02/17 të datës 27.03.2020 për ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve, mbetet në fuqi deri më datë 12.04.2020.
Situatën epidemiologjike, ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë do ta ri-vlerësojë çdo ditë dhe në lidhje me secilin vendim të lartcekur, pas konsultimeve paraprake me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ministrive të tjera të linjës dhe ekspertët përkatës, mund t’i rekomandojë Qeverisë mbetjen në fuqi, ndryshimin apo plotësimin ose shfuqizimin e tyre.
Vendimi obligon institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e tij, ndërsa ky vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës shfuqizon vendimin Nr. 01/18 i datës 28.03.2020 i cili rregullonte zbatimin e vendimeve të lartcekura. /Gazeta Sinjali/