image Sot mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në misionin e parë paqësor jashtë vendit

Siguri

Sot mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në misionin e parë paqësor jashtë vendit

news image

Sot do të mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit.

Kjo ceremoni do të fillojë në orën 10:45 në sallën e sporteve në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë ceremoni, fjalë rasti do të mbajë presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Ky kontigjent i FSK-së do të shërbejë në një mision paqeruajtës në shtetin e Kuvajtit, përkrah ushtrisë amerikane.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama javë më parë kishte bërë të ditur se marrëveshja është nënshkruar me shtetin e Kuvajtit dhe se ky mision do të zgjasë gjashtë muaj.

Njësitë e FSK-së do të jenë pjesë e misionit të Gardës Kombëtare të Iowa-s./Gazeta Sinjali/