image Matthew Palmer emërohet i dërguar special i SHBA-vë për Ballkanin Perëndimor

Botë

Botë/ Matthew Palmer emërohet i dërguar special i SHBA-vë për Ballkanin Perëndimor

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka emëruar zëvendës ndihmës sekretarin Matthew Palmer, si të dërguarin e tij special në Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë rol, Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të përforcuar angazhimet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon si dhe do të përqendrohet në integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në institucionet europiane”, thuhet në deklaratën për media të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Si i dërguar special, Palmer do të udhëtojë për në Slloveni në 1 shtator për të marrë pjesë në Forumin Strategji në Bled. Ai gjithashtu do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin mes drejtuesve të Vendeve të Kuintit në Bruksel.

Palmer do të vazhdojë të mbajë pozicionin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit në Zyrën e Çështjeve Europiane dhe Aziatike.