image Matja shkel e shko e temperaturës së nxënësve, gjobitet punonjësi i shkollës në Prizren

Siguri

Matja shkel e shko e temperaturës së nxënësve, gjobitet punonjësi i shkollës në Prizren

news image

Para disa ditësh është shfaqur një video ku shihet se si një punonjës i një shkolle fillore në Prizren ua mat temperaturën nxënësve, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, mënyra se si ai ua mat temperaturën nuk është e duhura, pasi që ai vetëm ua drejton në ballë termometrin por që nuk e shikon fare temperaturën.

Për këtë arsye, drejtori i Inspekcionit në Prizren, Edon Muçaj, ka njoftuar se punonjësi i kësaj shkolle është dënuar me 200 euro gjobë.

Sipas tij, matja e temperaturës me termometër digjital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen nga COVID-19, është e rregulluar me Ligj.

“Matja e temperaturës me termometër digjital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen e tyre nga pandemia COVID-19 është e rregulluar me Ligjin antiCOVID andaj duhet zbatuar. Kësaj radhe gjobë mandatore si udhërrëfim që rastet e tjera të njejta të mos përsëriten!”, shkroi Muçaj në Facebook./Gazeta Sinjali/

Matja e temperaturës me termometër digjital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen e tyre nga pandemia COVID-19 është e…

Posted by Edon Muçaj on Friday, March 19, 2021