Futbollisti serb, Nemanja Matic sot ka vizituar Manastirin e Deçanit dhe të Graçanicës.
33-vjeçari i cili së fundmi është transferuar në Romë nga Manchester United, e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet disa fotografive të cilat i ka publikuar ai, në llogarin e tij zyrtare në Instagram.
Ai shihet teksa bën me dorë simbolin e famshëm, të cilin e hasim shpesh te grupet ekstreme nacionaliste.