image Mati, destinacion turistik i paeksploruar - Sinjali

Mati, destinacion turistik i paeksploruar

news image

Kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj, fton turistët vendas dhe të huaj të vizitojnë Matin.

Ai shprehet se Mati ofron mundësi të shumta për vizitorët në çdo stinë.

“Fshati Bruç ka disa pika atraktive në të cilat ia vlen të ndalesh. Aty gjenden vendbanimet prehistorike të luginës së Valit, si shpella e Blazit, Nezirit, Pëllumbave me status “Monument Kulturore” si dhe shpella e Këputës“.

“Këto site arkeologjike kanë dhënë dëshmi të rëndësishme mbi ekzistencën e Matit prehistorik që daton në paleolitin e sipërm (1800 p.e.s). Shpellat kanë gjatësi nga 50 m në 250 m, kanë shumë kthina, me stalagmite dhe stalaktite dhe ofrojnë një eksperiencë unike për çdo turist vendas apo të huaj. Ndërsa Shpella e Birme dhe Pëllumbave kanë pamje të bukur natyrore të paeksploruara”, shprehet ai.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin