image Matet temperatura e çdo udhëtari, masat e shtuara në Rinas dhe porte për linjat me Italinë

Rajon

Siguri/ Matet temperatura e çdo udhëtari, masat e shtuara në Rinas dhe porte për linjat me Italinë

news image

Pasi koronavirusi arritni në Itali, njësia e inspektimit shëndetësor në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit ka ndryshuar protokollin e sigurisë.

Masa e parë që u mor u bë dyfishimi i numrit të stafit mjekësor, që punon në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, si dhe u dha udhëzim që të gjithë pasagjerët që vijnë nga Italia do intervistohen dhe do u matet temperatura. dhe në të gjitha të pasagjerët sot që kanë ardhur nga Roma, Piza, Genova, Malpensa. Të gjithë pasagjerëve u mate temperatura, nuk kishte asnjë me probleme shëndetësore dhe u lanë të lirë të shkojë.

Këtu kemi termometrin lazer që mat temperaturën e njeriut në distancë të afërt, maskat mbrojtëse tonat që janë të një cilësie shumë të lartë, që përdorën nga stafi mjekësor, por edhe për tu dhënë siguri pasagjerëve gjatë intervistimit.

Por çfarë ndodh nëse kjo njësi e inspektimit shëndetësor në aeroportin e Rinasit, do të konstatojnë një udhëtar mbarët të koronavirusit?

Në rast se do jetë një rast i dyshuar, në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ne kemi dhomën e karantinimit provizor, aty mbahet pasagjeri i dyshuar deri në momentin që vijnë strukturat përkatëse, për ta shoqëruar ose në spital infektiv ose në struktura të tjera.

Por kjo karantinë provizore, nuk lejohet të filmohet për shkak sepse ndodhet në një zonë të sigurisë në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, në Rinas.

Kontrollet dhe masat e shtuara përveç, Rinasit janë edhe në Portet e Vlorës dhe Durrësit. Detajet i jep shefi i epidemiologjisë në Vlorë. /Gazeta Sinjali/