Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me një postim të tij në shenjë solidarizimi me komunitetin LGBTQ.
Mustafa nëpërmjet një statusi në Facebook, e ka quajtur kryeministrin Kurti “mashtrues tipik”.
Kjo pasi sipas tij Kurti në Twitter në gjuhën angleze njoftoi se ndërtesa e Qeverisë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit LGBT, mirëpo jo në Facebook.
“Mashtrues tipik. Poston në Twitter në anglisht për t’i mashtruar votuesit e tij pro-LGBT por nuk e poston të njejtën në Facebook në shqip për t’i mashtruar votuesit e tij anti-LGBT. Dmth ky nuk ka parime, ka vetëm taktika për grabitje votash. Mashtrues tipik”, ka shkruar Mustafa.