Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurit N.L për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale në bashkëkryerje mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve të sanksionuara me Kodin Penal të Kosovës.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.L. nga viti 2018 e deri më datën e arrestimit në muajin korrik të këtij viti, në vazhdimësi ka kryer veprat penale që i vihen në barrë duke përpiluar dokumente të falsifikuara në mënyrë që të përfitojë materialisht dhe duke ua siguruar këto dokumente klientëve të ndryshëm, të cilët për këto shërbime kanë paguar shuma në vlera të ndryshme duke filluar nga 500 deri në 2000 euro.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Sinjali/