image Mashtrohet prizrenasi: Një person ia merr mijëra euro me premtimin se do t’ia renovojë shtëpinë

Siguri

Mashtrohet prizrenasi: Një person ia merr mijëra euro me premtimin se do t’ia renovojë shtëpinë

news image

Qytetarë të shumtë japin shuma të majme parash te personat jokompetentë për të kryer shërbime të ndryshme, të cilët më vonë rezultojnë të jenë vetëm mashtrues. Pre e një mashtrimi të tillë ka rënë edhe një qytetar nga Prizreni, i cili dha mijëra euro për renovimin e shtëpisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije ky rast ishte denoncuar në korrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar tek tash.

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë hetuesve policorë, i dyshuari ia kishte marrë mbi 3 mijë euro gjoja se për t’ia kryer disa punime në shtëpi.

Me të parë se asgjë nuk po shkonte në bazë të marrëveshjes dhe premtimi nuk po realizohet, viktima është detyruar të kërkojë ndihmën e Policisë, ku në Polici ka dhënë detaje lidhur me atë se çfarë ka ndodhur.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Mashtrim’, kurse i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/