image Mashtrimi për punësim në veri/ Arrestohen dy persona që iu morën tre qytetarëve 10 mijë euro

Siguri

Mashtrimi për punësim në veri/ Arrestohen dy persona që iu morën tre qytetarëve 10 mijë euro

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar në vazhdimësi për mashtrimet me premtimin për shpërndarje të banesave dhe punësim në Mitrovicën e Veriut. Rastin në Polici në fillim të shkurtit e kishte denoncuar Adriana Hoxhiq, zëvendëse e kryetarit të komunës.

Dje u raportua një rast që lidhet me Hoxhiqin, ndërsa sot u arrestuan dy persona tjerë që dyshohet se iu kanë marrë 3 qytetarë 10 mijë euro për shpërndarje të banesave dhe punësim.

Sipas Policisë, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Adriana Hoxhiq e kishte konfirmuar për Sinjalin se e kishte raportuar rastin në Polici derisa dy të dyshuarit ishin në zyren e saj.

Siç mëson Sinjali, të dyshuarit, një grua 47-vjeçare dhe një burrë 37-vjeçar dyshohet se nga muaji prill deri në dhjetor të vitit të kaluar i kishin marrë 35 mijë euro nga disa qytetarë.

/GazetaSinjali/