image MAShTI shpall konkurs për çmimet “Shkencëtari/ja i/e vitit 2021”

Arsim

MAShTI shpall konkurs për çmimet “Shkencëtari/ja i/e vitit 2021”

news image

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpallur konkurs për ndarjen e çmimeve vjetore “Shkencëtari/ja i/e vitit 2021” dhe Shkencëtari/ja i/e ri/e i/e vitit 2021”.

Këtë vit do të ndahen tri çmime për titullin “Shkencëtari/ja i/e vitit 2021” dhe tri çmime për titullin “Shkencëtari/ja i/e ri/e i/e vitit 2021”.

“Këto çmime synojnë të promovojnë cilësinë në punën shkencore, të inkurajojnë ngritjen në karrierë dhe të shpërblejnë përpjekjet dhe përkushtimin e hulumtuesve shkencorë të cilët janë në proces të avancimit të diturive të tyre në fushën përkatëse të ekspertizës”, ka njoftuar kjo ministri.

Konkursi mbetet i hapur nga data 15.11.2021 deri më 30.11.2021.

Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në vegzën https://masht.rks-gov.net/uploads/2021/11/konkursi-ne-gjuhen-shqipe.pdf?fbclid=IwAR0WM3KfZ9HEF29uQK0DfcyrVAIzeY64RC97bMlYVTXL2Eie_noW7F4GqyU

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në arkivin e MAShTI-t, ndërsa një version elektronik i aplikimit duhet të jetë dorëzuar së bashku me aplikacionin përfundimtar brenda afateve të lartcekura./GazetaSinjali/