image MASHTI njofton se e hëna dhe e marta janë pushim

Arsim

MASHTI njofton se e hëna dhe e marta janë pushim

news image

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka njoftuar se të hënën dhe të martën më datë 3 dhe 4 maj do të jetë pushim në të gjitha shkollat, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) njofton drejtoritë komunale të arsimit dhe të gjitha institucionet arsimore se, në pajtim me nenin 2 të Ligjit Nr.03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, të hënën më 3 maj, për nderë të Ditës ndërkombëtare të punës dhe të martën më 4 maj, për nderë të Pashkëve Ortodokse do të jetë festë zyrtare”, thuhet në njoftim.

MASHTI ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve institucionet arsimore nuk do të punojnë dhe procesi mësimor do të vazhdojë të mërkurën nga data 5 maj. /Gazeta Sinjali/