image Mbretëreshës Elizabetë i rekomandohet pushim edhe dy javë

Botë

Mbretëreshës Elizabetë i rekomandohet pushim edhe dy javë

news image

Mbretëresha Elizabetë është këshilluar nga mjekët që të pushojë edhe për dy javë shtesë dhe gjatë kësaj periudhe nuk do të realizojë vizita zyrtare.

Kështu ka njoftuar Pallati Buckingham sipas të cilit, Mbretëresha Elizabetë, 95 vjeçe, mund të kryejë disa detyra më të lehta gjatë kësaj kohe, përfshirë paraqitjet virtuale, shkruan BBC.

Në njoftim thuhet se ajo është e vendosur që të marrë pjesë në një organizim përkujtimor në Cenotaph më 14 nëntor.

Mbretëresha iu nënshkrua kontrolleve preliminare mjekësore në spital më 20 tetor, pasi kishte anuluar një vizitë në Irlandën Veriore.

Ajo i vazhdoi angazhimet publike të martën duke komunikuar me ambasadorët në mënyrë virtuale. Megjithatë, u njoftua se zonja e moshuar nuk do të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar për klimën, COP26. Ajo do t’u drejtohet delegatëve me një mesazh të incizuar.

Përmes një deklarate, Pallati Buckingham tha: “Mjekët kanë këshilluar se Madhëria e Saj mund ta vazhdojë kryerjen e detyrave të lehta në tavolinë gjatë kësaj kohe, përfshirë disa komunikime virtuale, por jo të kryejë ndonjë vizitë zyrtare”.

/GazetaSinjali/