image Për nder të Ditës së Çlirimit, të hënën pushim për nxënësit

Arsim

Për nder të Ditës së Çlirimit, të hënën pushim për nxënësit

news image

Më 12 qershor, bëhen 23 vite prej kur Kosova është çliruar nga pushtuesi serb.

Për nder të Ditës së Çlirimit, më 13 qershor, nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme, do të kenë pushim ditën e hënë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë datë, forcat këmbësore të NATO-s zbarkuan në territorin e Kosovës, duke i dhënë fund vuajtjeve të popullit shqiptar, i cili ishte i shtypur ndër shekuj nga pushtuesi serb.

Ndryshe, disa nxënës do ta kenë pushim edhe ditën e martë, në shkollat që janë qendra testimi për Testin e Arritshmërisë.

/GazetaSinjali/