image Mashkulli misterioz në krahët e Encës është Bearti, ky detaj i nxori zbuluar

Bota e Yjeve

Mashkulli misterioz në krahët e Encës është Bearti, ky detaj i nxori zbuluar

news image

Këngëtarja e njohur Enca, padyshim që është njëra nga artistet më të përfolura në estradën shqiptare, e kjo mund të jetë edhe për shkak të veprimeve të saj provokative, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo pak ditë më parë në rrjete sociale na tregoi se viti 2021 do të jetë i saj.

“2021 është viti im! Këtë vit do publikoj shumë këngë dhe do shkoj në pushime çdo muaj”, shkroi Enca në një postim në Instagram.

Pasi të gjithë pritnin për projektin e saj më të ri muzikor, ajo i surprizoi ndjekësit duke postuar një fotografi me një mashkull misterioz, i cili kishte kthyer shpinën, duke e përqafuar këngëtaren.

Kjo foto la dyshime se mashkulli në krahët e Encës ishte Beart Rexhepi, i cili u bë i njohur nga emisioni i dashurisë Për’puthen dhe për lidhjen me Tea Trifoni, e që kjo lidhje pas disa muaj pasoi me ndarje.

Akoma nuk ka asnjë konfirmim nga dyshja, mirëpo, një detaj i nxori ata zbuluar. Dyshja ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe kjo gjë sapo u dha një përgjigje të gjitha dyshimeve të ndjekësve.

Para pak ditësh Enca ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet pjesë edhe tregut muzikor ndërkombëtar. /Gazeta Sinjali/