image MASH me njoftim të rëndësishëm për studentët dhe nxënësit

Arsim

MASH me njoftim të rëndësishëm për studentët dhe nxënësit

news image

Ministria e Arsimit dhe Shkencë ka njoftuar se për nxënësit dhe studentët të cilët kanë nevojë që të pajisen me dokumente identifikimi, Agjencia e Regjistrimit Civil ka krijuar lehtësi në këtë drejtim

Sipas njoftimit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19, në pamundësi që qytetarët të pajisen me letërnjoftim të së Kosovës, janë autorizuar zyrat e gjendjes civile, që në rastet kur qytetarët kërkojnë dokumente të gjendjes civile, më saktë ekstrakte nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, t’u lëshohet ekstrakti me fotografi, apo siç njihet praktika e vjetër e lëshimit të ekstraktit me fotografi të palës, i cili është subjekt i të dhënave.

Meqenëse, Agjencia e Regjistrimit Civil, aktualisht nuk ka mundësi t’i pajisë me kohë qytetarët me letërnjoftime për shkaqe të ndryshme teknike, kjo procedurë, do t’ua lehtësojë qytetarëve realizimin e disa të drejtave (kërkesave) të tyre brenda vendit, thuhet në një komunikatë shtypi./Gazeta Sinjali/