image Maserati prezanton SUV-in e ri sportiv dhe futuristik, ky është çmimi që mund ta ketë

Automjete

Maserati prezanton SUV-in e ri sportiv dhe futuristik, ky është çmimi që mund ta ketë

news image

Maserati ka prezantuar Grecale, SUV-in e saj të dytë. Stilistikisht shumë elegante, me forma të skalitura dhe detaje të rafinuara, Grecale nuk është gjë tjetër veçse vëllai më i vogël i Levantes si për dimensionet (4,85 metra i gjatë, 16 cm më pak se Levante) ashtu edhe për sfondin teknik.

Maserati Grecale i ri do të jetë i disponueshëm me një gamë të gjerë motorësh, duke filluar nga modelet Modena dhe GT. 

Të dy këta kanë një motor 2.0-litërsh me katër cilindra benzinë ​​me teknologji të butë hibride dhe prodhojnë përkatësisht 330 kf dhe 300 kf.

Ndërsa modeli i quajtur Trofeo, përdor një version të modifikuar të motorit nga Maserati MC20. Është një V6 3.0-litërsh me turbo i dyfishtë me 530 kuaj fuqi dhe 620 Nm çift rrotullues, i cili arrin 0-97 km/orë në 3.8 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej rreth 285 km/orë.

Pritet të vijë dhe një version tërësisht elektrik i quajtur Folgore. Nuk janë zbuluar shumë detaje për këtë model por do të ketë një bateri 105 kwh dhe teknologji karikimi 400 V. Ai gjithashtu do të prodhojë deri në 800 Nm çift rrotullues dhe kjo është dukshëm më shumë se sa Tesla Model Y.

Çmimet nuk janë shpallur ende, megjithatë besohet se Grecale do të fillojë nga rreth 50,000 £, ndërsa modeli Trofeo mund të jetë afër 90,000 £. Maserati Grecale i ri del në shitje në gjysmën e dytë të 2022 ndërsa versioni elektrik do të dalë një vit më vonë, raporton ABC News.

/GazetaSinjali/