image Masat kundër koronavirusit në SHBA do të vazhdojnë deri në fund të prillit

Botë

Botë/ Masat kundër koronavirusit në SHBA do të vazhdojnë deri në fund të prillit

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se udhëzimet federale kundër koronavirusit, të tillat si distancimi fizik, do të vazhdojnë në gjithë SHBA-në së paku deri më 30 prill.

“Numri më i lartë i vdekjeve ka ndodhur brenda këtyre dy javësh”, tha ai.

Më herët, Trump ka thënë se masat kundër koronavirusit mund të lehtësohen për Festën e Pashkëve, që i bie në mes të prillit.

Shtetet e Bashkuara kanë tani mbi 140 mijë raste të të infektuarve me koronavirus.

Deri të dielën mbrëma, atje kanë qenë të regjistruara 2 mijë e 493 viktima.

Këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, ka paralajmëruar më herët se koronavirusi mund të prekë miliona amerikanë.

SHBA-ja, javën e kaluar, ka tejkaluar edhe Kinën, edhe Italinë me numrin e rasteve të raportuara.

“Do të doja që t’i ktheheshim jetës sonë të vjetë. Ne po punojmë shumë, kjo është gjithçka që di. Shoh gjëra, shoh numra… nuk kanë rëndësi për mua. Ajo që ka rëndësi për mua është që ne të fitojmë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Trump.

Javën e kaluar, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një paketë financiare, në vlerë prej dy trilionë dollarësh, për të luftuar pandeminë e koronavirusit./ Gazeta Sinjali/