image Masat e reja: Përfituesit e pensioneve dhe skemave sociale nuk kanë nevojë të paraqiten për evidentim

Sociale

Masat e reja: Përfituesit e pensioneve dhe skemave sociale nuk kanë nevojë të paraqiten për evidentim

news image

Në kuadër të masave të reja që janë ndërmarrë për parandalimin e koronavirusit nga ana e Qeverisë së Kosovës, është përfshirë edhe lirimi i përfituesve të skemave sociale dhe pensionale nga paraqitja e rregullt për qëllime evidentimi.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit,  siç kërkohet me ligjet përkatëse”, thuhet në pikën 24 në njoftimin e lëshuar nga kryeministria për masat e reja.

Disa nga masat tjera që do të hyjnë në fuqi nesër janë:

  • Për të hyrë në Kosovë duhet të keni dy doza ose një dozë Janssen që nuk është marrë më herët se 12 muaj, ose një dozë dhe testi PCR;
  • Largohet maska në hapësira të jashtme
  • Ora policore fillon nga ora 00:00 deri në 05:00;
  • Gastronomia lejohet deri në orën 23:00, muzika deri në 22:00;
  • Ndalohet organizimi i festivaleve dhe hapja e klubeve të natës;
  • Muzetë, bibliotekat, teatrot e kinematë lejohet të punojnë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve;
  • Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjet;
  • Hapen fitneset.

/GazetaSinjali/