image Masat e reja për gastronominë, ‘dërgesat me porosi’ do të punojnë edhe pas orës 22:00

Kosovë

Masat e reja për gastronominë, ‘dërgesat me porosi’ do të punojnë edhe pas orës 22:00

news image

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja kufizuese ndaj pandemisë COVID-19 ka marr vendim që të kufizoj punën e objekteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive.

Nga sot gastronomia do të punojë deri në ora 21:30 dhe në ambiente të hapura.

“Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30”, thuhet në vendim.

Ndërsa, muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.

Po ashtu, lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

“Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 metra katrorë. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët”, vijon njoftimi.

Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohet puna apo përdorimi i këndeve të lojërave për fëmijë.

Nga 30 gushti kufizohet edhe qarkullimi i lëvizjes së qytetarëve, duke u rikthyer masa e kufizimit të lëvizjes nga ora 22:00 deri në 05:00./Gazeta Sinjali/