Masat e reja kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit të miratuara nga Qeveria e Kosovës duket se kanë ndikuar që numri i aksidenteve në trafik të ulet ndjeshëm këtë fundjavë që shkoi, shkruan Gazeta Sinjali.
Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 15 aksidente, prej të cilëve 7 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 8 të tjerë me dëme materiale.
Në raportin e dërguar nga Policia e Kosovës, nuk raportohen aksidente me fatalitet.
Ndërsa, të shtunën në vendin tonë, sipas policisë kanë ndodhur 22 aksidente, 8 prej të cilëve kanë përfunduar me të lënduar.
Krahasuar me ditët e javës, vërehet rënie e dukshme e numrit të aksidenteve, pasi që të premten janë raportuar 34 aksidente, ndërsa ditve të tjera numri i tyre ka shkuar deri në mbi 40.