image Masat e reja antiCOVID/ Mbyllen çerdhet

Arsim

Masat e reja antiCOVID/ Mbyllen çerdhet

news image

Qeveria Kurti ka mbajtur mbledhjen e radhës elektronike sot, në të cilën u votuan masat e reja antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka arritur që ta sigurojë dokumentin me të gjitha masat që morën dritën jeshile nga kabineti qeveritar.

Një nga vendimet që ka marrë qeveria është edhe shtyrja e procesit mësimor dhe mbyllja e çerdheve.

“Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri me datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar. Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore dhe me dy prindër të punësuar (ose qe ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021″, thuhet në vendim. /Gazeta Sinjali/