image Masat antiCOVID/ Nuk lejohen shikuesit në stadiume dhe palestra - Sinjali

Masat antiCOVID/ Nuk lejohen shikuesit në stadiume dhe palestra

news image

Sot janë miratuar masat e reja antiCOVID në vend, e këto masa kanë prekur edhe sportin.

Sipas vendimit të Qeverisë, nuk do të lejohet pjesëmarrja e shikuesve në stadiume dhe palestra, raporton Gazeta Sinjali.

“Numri i pjesëmarrjeve në garë (sportistë, klube, zyrtarë dhe pjesëmarrës të tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohen nga federata sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse. Në aktivitet në hapësira të mbyllura dhe të hapura nuk lejohet prania e shikuesve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër garat sportive do të vazhdojnë mirëpo me respektimin e masave mbrojtëse.

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: