image Masat anti-Covid për të gjitha komunat e Kosovës

Shëndetësi

Masat anti-Covid për të gjitha komunat e Kosovës

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit të cilat pritet të hyjnë në fuqi të premten, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Hotit, në komunat me rrezik të ulët, operatorët ekonomikë do të kenë të drejtë të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Transporti publik dhe taksitë do të lejohet të punojnë me 50 për qind të kapaciteteve.

Qendrat tregtare në këto komuna do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Hoteleria dhe gastronomia do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00. Ndërkaq pas kësaj ore do të lejohet shërbime “merre me veti” dhe dërgesat me porosi.

Në komunat me rrezik të mesëm, sipas Hotit, operatorët ekonomikë do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Hotelet dhe gastronomia do të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, kurse pas orës 20:00 do të lejohet shërbimi “merre me veti”.

Kapaciteti i transportit publik dhe taksive do të përgjysmohet.

Institucionet publike në këtë komuna obligohet të punojnë me staf esencial.

Qendrat tregtare do të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00./Gazeta Sinjali/