Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sontme ka marrë vendim për lehtësimin e masave Anti-Covid.
Përveç largimit të orës policore, Qeveria ka lehtësuar edhe masa të tjera, ku përfshihet lejimi i dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare, raporton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, që nga data 7 mars në Kosovë do të hapen edhe klubet e natës.
“Prej datës 7 mars 2022, lejohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore deri në 50% të kapaciteteve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Qeverisë.