image Masakër e madhe, vjet në Siri u vranë 3.364 civilë

Botë

Masakër e madhe, vjet në Siri u vranë 3.364 civilë

news image

SNHR ka bërë të ditur se në vitin 2019 në Siri janë vrarë gjithsej 3.364 civilë, prej të cilëve 842 fëmijë dhe 747 gra.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se në vitin 2019 në Siri janë vrarë gjithsej 3.364 civilë, prej të cilëve 842 fëmijë dhe 747 gra, shumica nga sulmet e regjimit të Bashar al-Assadit dhe mbështetësit të tij Rusisë.

Shifrat u bënë të ditura në raportin e fundit që SNHR e ka përgatitur për AA.

Sipas raportit, regjimi i përbërë nga ushtria e Asadit dhe grupet terroriste të huaja të mbështetura nga Irani, kanë vrarë 1.497 civilë, prej të cilëve 371 fëmijë dhe 333 gra.

Ndërkohë, Rusia në të njëjtën periudhë ka vrarë 452 civilë, prej të cilëve 112 fëmijë dhe 119 gra.

Kështu, këtë vit, vetëm nga forcat e regjimit dhe Rusisë janë vrarë 1.949 civilë.

Nga sulmet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA kanë humbur jetën 68 civilë, duke përfshirë 20 fëmijë dhe 17 gra.

Organizata terroriste DEASH ka vrarë gjithsej 94 civilë, prej të cilëve 11 fëmijë dhe tetë gra, ndërsa në përleshjet në të cilat kanë qenë pjesë opozitarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit kanë humbur jetën 70 civilë, prej të cilëve 14 fëmijë dhe tetë gra.

Palët e paidentifikuara kanë vrarë gjithsej 1.019 civilë, prej të cilëve 264 fëmijë dhe 230 gra.

Mes të vdekurve si pasojë e sulmeve janë edhe 17 persona nga ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), 13 punonjës mediatikë dhe 26 punonjës shëndetësorë.

Nga torturat vdiqën 305 persona

Nga ana tjetër, nga torturat në Siri humbën jetën 305 persona, prej të cilëve 90 për qind nga ana e forcave të regjimit.

Nga ana tjetër, nga torturat në Siri humbën jetën 305 persona, prej të cilëve 90 për qind nga ana e forcave të regjimit.

Regjimi në vitin 2019 në qytete të ndryshme të Sirisë masakroi 275 persona duke i torturuar.

Terroristët e YPG/PKK-së vranë 13 persona të privuar nga liria, opozitarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit tetë persona dhe palët e paidentifikuara torturuan për vdekje nëntë persona.

Regjimi dhe Rusia shënjestruan qendrat vitale

Regjimi i Asadit dhe Rusia në vitin 2019 kanë shënjestruar gjithsej 752 qendra vitale.

Forcat e regjimit sulmuan 165 shkolla, 55 qendra shëndetësore dhe 155 qendra adhurimi, ndërsa forcat ruse 35 shkolla, 27 qendra shëndetësore dhe 30 qendra adhurimi.