Rep-artistja e njohur amerikane Nicki Minaj, e ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me Kenneth Pettyn.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Sinjali.
“Onika Tanya Maraj-Petty 10-21-19”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, duke bërë të ditur se ka bërë zyrtare martesën me të dashurin.
Shumë fytyra të njohura të showbizit botëror e uruan rep-artisten për martesën me anë të komenteve në këtë postim.
Kujtojmë se çifti e njohin njëri-tjetrin tash e shumë kohë, por që në lidhje të dashurisë janë qe gati 1 vit./Gazeta Sinjali/