image Marsh në Shkup kundër agresionit rus në Ukrainë

Rajon

Marsh në Shkup kundër agresionit rus në Ukrainë

news image

Në sheshin e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut, të dielën u mbajt një marsh kundër agresionit rus dhe në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Protestuesit thanë se lufta duhet të ndalet pasi pasojat po ndjehen kudo, madje edhe në Maqedoninë e Veriut.

“E gjithë Evropa është nën kërcënimin nga një sulm bërthamor. [Presidenti rus, Vladimir] Putini do të bëjë përpjekje të mëdha për të pushtuar Ukrainën. Ai është një monstër dhe synon të hyjë në histori si një pushtues i madh”, tha Aleksandar Urbanviç, anëtar i shoqatës së ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, në marshin kundër “luftës dhe mizorisë pa kufij nga ana e Rusisë ndaj Ukrainës”.

Ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Natalia Zadorozhnjuk, tha se populli i Ukrainës po lufton me gjithë forcën kundër një prej ushtrive më të fuqishme në botë, por sipas saj, pa një mbështetje të fuqishme nga jashtë, do të jetë e vështirë të përballen me pushtuesit rus, që sipas ambasadores, nuk po zgjedhin forma të sulmeve kundër çdo vendbanimi ukrainas, raporton REL.

Në sheshin e Shkupit ku u mbajt marshi, u shfaqën fotografi të situatës në Ukrainë, të cilat tregonin njerëz të vdekur, ndërtesa të shembur nga zonat e luftimeve.

/GazetaSinjali/