image Marseille e Galatasaray ndahen në paqe, derisa dueli i zjarrtë ishte mes tifozëve - VIDEO

Futboll

Marseille e Galatasaray ndahen në paqe, derisa dueli i zjarrtë ishte mes tifozëve – VIDEO

news image

Marseille ka barazuar në sfidën e dytë në Ligën e Evropës, raporton Sinjali Sport.

Francezët barazuan pa gola ndaj Galatasarayt, që përfundoi ashtu siç ia nisi 0-0.

Megjithatë, më interesante ishte dueli mes tifozëve, pasi që të dy skuadrat njihen për tifozë të zjarrtë.

Madje ky takim u ndërpre në pjesë të parë për rreth tetë minuta, pasi dy tifozerite hedhën mjete piroteknike ndaj njëra tjetrës.

Ky barazim i konvenoi më shumë turqve, pasi janë liderë të grupit E me katër pikë, derisa vendasit pas barazimit në përballjen e parë në grup, tashmë arkëtojnë pikën e dytë në pozitën e tretë.

/Gazeta Sinjali Sporti/