Marseille ka barazuar në sfidën e dytë në Ligën e Evropës, raporton Sinjali Sport.
Francezët barazuan pa gola ndaj Galatasarayt, që përfundoi ashtu siç ia nisi 0-0.
Megjithatë, më interesante ishte dueli mes tifozëve, pasi që të dy skuadrat njihen për tifozë të zjarrtë.
Madje ky takim u ndërpre në pjesë të parë për rreth tetë minuta, pasi dy tifozerite hedhën mjete piroteknike ndaj njëra tjetrës.
Ky barazim i konvenoi më shumë turqve, pasi janë liderë të grupit E me katër pikë, derisa vendasit pas barazimit në përballjen e parë në grup, tashmë arkëtojnë pikën e dytë në pozitën e tretë.
???? The #UEL match between #Marseille and #Galatasaray was stopped following some incidents between the Turkish and French supporters. ????pic.twitter.com/wrKgmq5GIP
— beIN SPORTS USA (@beINSPORTSUSA) September 30, 2021