image Marrëveshja me Hungarinë, Murati: Kosova mund të marrë kredi deri në 62 milionë euro

Financa

Marrëveshja me Hungarinë, Murati: Kosova mund të marrë kredi deri në 62 milionë euro

news image

Komisioni për Buxhet ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar, ku vendi mund të marrë kredi deri në 62 milionë euro, njofton Gazeta Sinjali.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se janë bërë disa ndryshime në amendamentin e bashkëpunimit financiar të Qeverisë hungareze dhe asaj kosovare.

Ka disa ndryshime që janë kërkuar nga ministria hungareze. Dhe po e riprocedojmë edhe njëherë këtë amendament. Të gjithë hapat ligjor janë ndjekë për negocimin e Marrëveshjes. Bëhet fjalë për një kredi të butë që Qeveria Hungareze i ka ofruar Qeverisë së Kosovës. I vetmi ndryshim është që të zgjatet afati i pagimit të kredisë”, është shprehur Murati.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kjo marrëveshje ka disa paqartësi.

Ndërkaq, nënkryetari i Komisionit, Mergim Lushtaku ka kërkuar informim më të madh për një amendament që ka kosto prej 62 milionë dhe ka pyetur se për çfarë shpenzime do të shfrytëzohen këto.

Kurse, Murati ka thënë se kredia do të shpenzohet për projekte të cilat akoma nuk janë përcaktuar, por që mund të jenë si për impiante të ujit e për infrastrukturë.

/GazetaSinjali/